Rajoni më pak miqësor me biznesin/ “Doing Business”, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bien, vetëm Serbia ngjitet

Vendi ynë nuk është i vetmi që është përkeqësuar në renditjen e “Doing Business” të Bankës Botërore, por është padiskutim ai me rënien më të madhe. Mes vendeve të rajonit, edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë pësuar rënie në renditje, ndërkohë që Mali i Zi nuk e ka ndryshuar renditjen ndërsa Serbia e ka përmirësuar.

Kosova ka humbur ndjeshëm pozicione, duke zbritur nga  vendi i 44-të vjet, në të 57-tin sot, pra përkeqësim me 13 pozicione. Kosova renditet në vendin e 4-të në rajon në lehtësinë e të bërit biznes. Maqedonia e Veriut ndërkohë duket se është vendi më i mirë në rajon, e ndër të parët në botë në këtë drejtim. Por, pavarësisht kësaj, këtë vit ka pësuar një rënie në renditje, nga vendi i 10-të në të 17-tin. Në vend të dytë ndjek Serbia, e renditur e 44-ta, nga vendi i 48-të i një viti më parë.

Mali i Zi pason, i renditur i 50-ti, e më pas është Shqipëria e 82-ta e në fund Bosnje Hercegovina e 90-ta, në përkeqësim me vetëm një pozicion. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë në një garë  mes tyre për thithjen e investimeve të huaja, dhe në këtë garë, ekonomia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nisen shumë më mbrapa se të tjerët, për shkak të këtij testimi nga ana e Bankës Botërore. Në nivel global ndërkohë, Zelanda e Re vazhdon të mbajë vendin e pare, ndërkohë që në vend të fundit renditet Somalia, ashtu si një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?