Rakacolli: Baret e klubet, burim infeksioni. U ndalua lëvizja se mund të bëhen party në rrugë ose shtëpi

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh se faktori subjektiv rezultoi se shumica e të infektuarve ishin persona që kishin frekuentuar baret e natës.

Rakacolli: Duke parë rritjen e numrit të të infektuarve dhe duke analizuar grupmoshat dhe numrat, duke u munduar që të bëjmë gjurmimin për të gjetur faktorët ku u infektuan këta njerëz. Faktori subjektiv rezultoi se shumica e të infektuarve ishin persona që kishin frekuentuar baret e natës.

Kjo ishte arsye që për nivelin e numrave që kemi momentalisht, të marrim këtë masë. Sigurisht që nuk do të ishte e vetmja masë. Një pjesë e kishim në administratën publike, prandaj menduar që të bëhej ndarja e punës me anë të smart working.

Kemi ndaluar qarkullimin se partyt mund të vazhdojnë edhe në rrugë ose në shtëpi me një shishe birrë. Prandaj kemi vendosur që ta shohim situatën për një periudhë 3-javore.

SHKARKO APP