Rakacolli: Fëmijët që janë prekur nga Covid-19, kanë nevojë për trajtim spitalor
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se vijon të ketë fëmijë të prekur nga Covid-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Gjatë konferencës për masat anti-covid, zv/ministrja e Shëndetësisë, u shpreh se disa prej tyre kanë shenja më të rënda të sëmundjes.
”Vazhdon të ketë prekje të moshave pediatrike, por fatmirësisht nuk e kemi më të rënduar. Vazhdojmë të kemi të sëmurë të shtruar, fëmijë që paraqesin forma të rënda të sëmundjes, por ka më pak se dy javë më parë, ka një përmirësim të lehtë”,-tha më tej Rakacolli.