Rakacolli i kthehet gazetarit: U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë dhe ekonomisë, ku e di ti në ç’fazë është i sëmuri?
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli kundërshtoi gazetarin Endri Xhafo lidhur me kostot e barnave për trajtimin e covidit për personat e pa shtruar në spital.
Xhafo: Shumica janë në fazë të mesme.
Rakacolli: Nga e nxorre këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme?
Xhafo: A e ke shkruar ti këtë që është fazë e mesme?
Rakacolli: Po ku e di ti që t’i interpretosh shenjat? Kot e bëjmë ne shkollën, se mjekësia qenka lexo shkronjat dhe përcakto fazën.
Xhafo: Mjekët e familjes ma kanë thënë copë që nuk dinë se cfarë t’i japin apo shesin pacientëve sepse nuk dinë sa e kanë fuqinë dhe xhepin. Unë po ngre një shqetësim mbi kostot. Ju udhëzoni se si mund të mjekohen, në format e lehta. Mjekët e familjes thonë se nuk ka rekomanduar skanere, ku bëhen skanerët?
Rakacolli: Është mjeku pneumonog ai që vendos që të bëjë skaner ose grafi. Kur bëhet skaner në atë moment të jep kodin dhe shkon e bën më një kod të caktuar.