Rakacolli: Kemi marrë masat më drastike në botë, nëse hapja sjell raste të reja do të kthehemi ku ishim

Mira Rakacolli, zv. Ministre e Shëndetësisë në një lidhje direkte për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, tha se Shqipëria i ka shpëtuar kurbës eksponenciale falë masave që ka ndërmarrë.

Ajo shtoi se vendi ynë në kushtet e një hapjeje, por nëse do të shtohen rastet e reja, atëherë do të rikthehet sërish gjendja aty ku ishte.

Rakacolli: Siç e kemi thënë vazhdimisht, kjo pandemia është e panjohur që ka treguar shuam të papritura. I kemi shpëtuar kurbës të sistemit shëndetësor, dhe kjo ka bërë që ta kemi të justifikuar hapjen. Por çfarë do të ndodhë pas hajes? Ne i shpëtuar kurbës eksponenciale pasi kemi marrë ndër masat më drastike në botë dhe ndryshe nga vendet e tjera, këto masa janë marrë qysh në rastet e para. 

Këto masa nuk mund të vazhdojnë pafundësishme. Jemi në kushtet për të filluar hapjen dhe do të shohin se çfarë do të ndodhë. Nëse këto masa do të sjellin rritje rastesh dhe mund të ketë rritje rastesh, atëherë  do të duhet që të rikthehemi sërish. Prandaj kjo gjendje e fatkeqësisë natyrore duhet të zgjasë që ta kemi nën kontroll situatën.

SHKARKO APP