Rakacolli: Kemi marrë skedat e udhëtarëve nga Rinasi

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se marrja e të dhënave të të gjithë udhëtarëve kur fluturimet me Italinë ishin të lejuara dhe jo të pezulluara, shërbejnë në këtë kohë, për të identifikuar rrugëtimin që ka bërë një person që mund të rezultojë sot me koronavirus. “Lëvizja ka qenë e lirë, kanë ardhur të shëndetshëm dhe pa shenja. Ne që në fillim kemi kërkuar skedat e udhëtarëve me numrat e kontaktit. Ato janë marrë për këto ditë, jo për atëherë. Që nëse një person del i prekur, të vlerësonim skedën e tij për të zbuluar historikun e udhëtimit edhe vendin nga vjen”. Kjo masë është marrë për të shmangur faktin që përgjegjësia t’i mbetet vetëm qytetarit për të treguar ose jo nëse ka qenë në Itali apo në ndonjë zonë të kuqe.

SHKARKO APP