Rakacolli: Nuk e kishim parashikuar rritjen e shpejtë të numrit të infektimeve
Në lidhje direkte me edicionin e pasdites në Syri Tv, kryetarja e Komitetit Teknik AntiCovid, Mira Rakacolli, ka folur rreth situatës që ndodhen kryesisht qendrat spitalore lidhur mbi infektimet.
‘Kryesorja është të vazhdojmë të kemi një numër të shtruarish më pak se të prekurish.
Ko është pozitive, pasi kjo do të thotë që situata është në kontroll.
Nëse nuk nuk vijojmë ta ndryshojme sjelljen tonë, situata sigurisht që do të na dalë jashtë kontrollit.
Kam vënë re këto ditë që ka një lloj ndryshimi te sjellja e njerëzve, po bëhen më të përgjegjshëm, me distancimin fizik, me mbajtjen e maskave etj.’
E pyetur se sa mjekë dhe infermierë janë prekur nga Covid-19, Rakacolli nuk dha një shifër të saktë.
‘Për të hequr çdo spekulim kemi një shifër të saktë jo vetëm në QSUT por në gjithë spitalet e Shqipërisë, por në këtë moment nuk mund të them një shifër të saktë pasi nuk e kam.
Përqindjen e di, por nuk mund të nxjerr nga goja një numër më të vogël apo më të madh.
Unë ju deklaroj me bindje se është vetëm 1 përqind e stafit shëndetësor të prekur nga Covid.
Ne kemi bërë analizat tona serologjike për të parë se sa e kanë kontaktuar këtë sëmundje.
Është bërë studimi në QSUT dhe përqindja e të prekurve është 6 përqind që kanë rezultuar pozitiv ne analizën seriologjike.
Janë mbi 3 mijë veta që u është bërë analiza seriologjike.
Është bërë pa përzgjedhje dhe rezultati është ky që thamë.
Është ajo që na tregon ku jemi dhe si e kemi gjendjen e stafit shëndetësor.
Dhe kjo është një shifër më e ulët se sa e sistemit europian.
E pyetur nëse ka mjaftueshëm mjete mbrojtëse në spitalet tona, Rakacolli u përgjigj me bindje se në spitalet tona nuk mungojnë këto mjete.
‘Unë nuk e di se cili mjek dhe bluzë e bardhë është shprehur se nuk ka mjete mbrojtëse, Do të doja edhe unë ta dija.
Nuk ka asnjë lloj mungesë të mjeteve personale, jo vetëm në Spitalin Infektiv, por as në qendrat shëndetësore, apo në spitalet universitare.
Infeksionet spitalore janë të pranishme në të gjiha institucionet shëndetësore në të gjithë botën.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri.
QSUT nuk mund të identifikohet vetëm me ato dy shërbime që kishin problem. Unë sot po ju them që nga vetëm 58 shërbime që ka QSUT vetëm 2 prej tyre ajo e Hematologjisë dhe ajo Interne patën probleme, dhe kjo ndodhi pasi aty trajtohen pacientë që janë më receptivë ndaj virusit.’