Rakacolli: Numri i infektimeve drejt një ulje, jo masa të reja pa u zbatuar aktualet

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli thotë se situata e Covid-19 në Shqipëri është delikate dhe e vështirë, por fatmirësisht këtë javë sipas saj situata duket më e normalizuar dhe numrat po shkojnë drejt një ulje të lehtë.

”Indikatorët nuk shikohen vetëm me një ditë, por të paktën me një ose dy javë.Nëse flasim për mesataren e rasteve të reja ditore ka rënë nën 1 mijë në javën që sapo mbyllën, gjë që dy javë më parë ka qenë edhe 1100 edhe mbi 1 mijë. Sa I përket numrit të jetëve të humbura pak a shumë në numra me dy shifra, po të shikojmë numrin e jetëve të humbura me numrin total të infektuara përqindja ka mbetur njësoj, ka mbetur tek 1.7%. Kur vlerësojmë situatën nuk e vlerësojmë me një indikator , por me disa indikatorë si numri i rasteve të reja ditore, numri i rasteve të shtruara në spital, numri i atyre që kanë nevojë për kujdes intensive, numri i jetëve të humbura, por edhe numri i urgjencave. Ndërthurja e këtyre na çon në një vlerësim të përgjithshëm të situatës”,-tha ajo.

Për masat e marra, Rakacolli tha se u morën duke gjykuar mbi numrat, por edhe mbi hetimin epidemiologjik duke nxjerrë konkluzione se ku ishte mundësia më e madhe e marrjes së infeksionit dhe në atë që të gjithë e themi se masat e autorizuara nga autoritetet shëndetësore nuk zbatohen si duhet. ”Ne nuk mund të marrim masa të tjera shtesë kur nuk zbatohen ato që janë marrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?