Kryebashkiaku Rakip Suli pret Presidentin Meta me dajre dhe festë në Kamëz

Presidenti Ilir Meta, këtë të martë u prit me atmosferë festive në Kamëz. Kreu i shtetit mori pjesë në takimin festiv me personalitetet e shquara dibrane, që u mbajt në Pallatin e Kulturës së Kamzës, kjo me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Dibrës dhe betejës së Lanë-Lurës.

Presidenti Meta, siç shihet edhe në videon e mëposhtme është pritur nga kryebashkiaku socialist, Rakip Suli, i cili ka organizuar edhe ceremoninë përkujtimore.

“Falenderues për këtë pritje kaq të ngrohtë në Kamëz nga komuniteti i dashur dibran. Përkujtojmë sot me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës”,- shkruan Meta në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritja e presidentit me festë e dajre natyrisht që nuk u bë pa lejen e kryeministrit Rama. Me sa duket ka filluar pazari tjetër Rama-Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?