Rally Albania nis rrugëtimin nëpër Shqipëri

 

Vodafone Albania mbështet edicionin e 11-të të garës

Mengjesin e së dielës nisi zyrtarisht edicioni i 11-të i garës së makinave dhe motorrëve Rally Albania 2015. Ky edicion sjell në gara më shumë se 150 pilotë nga 26 vende të ndryshme të Evropës. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe fituesë të viteve të kaluara, të cilët nisën garën mes duartrokitjeve dhe urimeve nga fansat dhe ndjekësit e garave.

Vodafone Albania, kompani e cila mbështet prej vitesh këtë aktivitet, ka zgjedhur të jetë sponsor gjeneral i edicionit të 11-të të Rally Albania, i cili startoi me 7 qershor dhe do të finalizohet më 13 qershor me ceremonine e ndarjes së çmimeve për fituesit. Ky aktivitet i përvitshëm ka për qellim jo vetëm promovimim e sportit dhe garës, por edhe të vlerave turistike e kulturore, pasi edhe këtë vit, rrugëtimi i pilotëve përshkon zonat më të bukura të Shqipërisë, duke e kthyer ‎ Rally Albania në një mundësi fantastike për të promovuar bukuritë natyrore të vendit tonë.

Gara është ndarë në disa disiplina të ndryshme, si në garat me motorrë ashtu edhe në ato me makina. Përgjatë shtatë etapava të ndryshme, pilotët pritet të përshkojnë më shumë se 1800, kilometra në të gjithë vendin. Intinerari pritet të jetë Tiranë-Velipojë Korçë-Himarë. Për herë të parë, gara e Rally Albania do të kalojë në Velipojë, Tushemisht dhe përgjatë liqenit të Komanit. Në këtë këtë edicion të Rally Albania 2015, në disiplinën me makina marrin pjesë rreth 30 pilotë, ndërsa më pak të tillë marrin pjesë në garën me motorrë.

 

SHKARKO APP