Rama: 200 milionë eurot për OSHEE s’janë borxh, por garanci për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se 200 milionë eurot për OSHEE s’janë borxh por garanci për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë.

Kështu iu përgjigj Rama akuzave të Lulzim Bashës se Shqipëria ka marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE sa i takon rritjes së energjisë.

Ato 200 mln euro nuk janë borxh, por instrument garancie sovrane, për të mbrojtur shqiptarët dhe jo për të faturuar ata. Për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepat e tyre. ne po përgatitemi, shumë shpejt do të bëjmë konstruktim me shqiptarët se kush do e mbajë barrën dhe se si do të shpërndahet ajo”, pohoi kryeministri.

SHKARKO APP