Rama: 440 mijë hektarë u dogjën në Evropë brenda muajit gusht

Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Evropës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorit e Evropës jugore, pra në aksin midis Spanjës dhe Turqisë ku gjendemi edhe ne dhe bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale me qytetarët, Rama mori shembullin e Spanjës dhe Turqisë që gjithashtu po vuajnë pasojat e zjarreve masive këtë verë të nxehtë.

”Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO-s, është një nga ekonomitë më të mëdha, është një nga shtetet më të fuqishme dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55 500 njerëz të evakuuar në këto momente që flasim. 55 500 njerëz të evakuuar dhe dihet shumë mirë se çfarë avionësh dhe çfarë dronësh, çfarë ushtarësh e çfarë rojesh e çfarë organizimi ka Turqia.

Pra duhet një reflektim i voçkël fare për të mos bërë menjëherë nxjerrjen e konkluzioneve, si ata që i nxjerrin konkluzionet nga shkallët e stadiumit dhe që janë trajnerët më të mirë sa pa u ulur aty në stolin ku rri trajneri dhe për të kuptuar që patjetër ka gjëra që duhen bërë më shumë më mirë. Patjetër ka gjëra që duhen adresuar, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mes të korrikut të dhënat e sistemit evropian të zjarreve në pyje tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën. Pra flasim këtu në mesin e korrikut. Brenda kufijve të BE-së që do të thotë rreth 117 % e mesatares. Pra mbi mesataren e 20 viteve të fundit. Pra më shumë se dyfishin”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?