Rama: 50 përqind më shumë internet falas për të gjithë

Kryeministri Edi Rama, përmes një video live në facebook, ka bërë të ditur se duke filluar nga dita e nesërme të gjitha kompanitë do të kenë paketa të reja ofertash interneti. “Nga nesër 50 përqind më shumë internet falas për të gjithë, 5 javët e ardhshme. Falas do të jetë RTSH dhe çdo format edukativ. Abonentët me kontratë fikse kanë akses në platformat për fëmijë 60% më lirë”, tha Rama. Kryeministri theksoi se ky është maksimumi që mund të bëhej, pasi në të kundërt sistemi do të kalonte në kolaps. “Administrimi i duhur i rrjeteve dhe i shërbimeve elektronike është një nga pikat nevralgjike të krizës. E keni parë besoj se si kolapsuan sisteme digjitale në vende më të avancuara se i yni”.

SHKARKO APP