Rama: 97 përqind e të prekurve shërohen. Nuk jemi para një murtaje

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirusit në vend. Ndërsa foli edhe për panikun dhe frikën që ka kapur qytetarët, Rama tha se 97 përqind deri tani të të prekurve shërohen.

“Sa për debatet absurde të emisioneve, në portalet që shpërndajnë lajme fake për klikime, që rrisin ankthin dhe panikun. Unë ju them të gjithëve, ndiqni vetëm burimet zyrtare të informimit. Këtë e thotë dhe OBSH, jo vetëm unë. Është një virus që prek kryesisht ata që janë shumë të moshuar dhe ata që kanë probleme ekzistuese shëndetësore, përballohet nga ata që kanë shëndet të mirë. 97 përqind deri tani të të prekurve shërohen. Nuk jemi para një murtaje mesjetare. Jemi para një virusi me potencial rreziku të konsiderueshëm, por kemi marrë masa, duhet pak më shumë besim. Besim në kuptimin e së vërtetës që si të tjerat edhe kjo do kalojë, së bashku, me kujdes, përkushtim dhe me besim. Ju sugjeroj që më mirë të mbyllni kompjuterat dhe telefonat dhe dëgjoni Papën, lexoni biblën e Kuranin se sa të lexoni e dëgjoni poshtërsi sociale”.

SHKARKO APP