Rama: Adoleshentët larg alkoolit dhe klubeve të natës
Pas mbledhjes së kabinetit në qytetin e Kukësit, Edi Rama doli në një deklaratë për mediat duke e përqendruar vëmendjen te minorenët, duke u shprehur se përveç miratimit të vendimit për të ndaluar përdorimin e alkoolit nga të rinjtë nën 18-vjeç, këtyre grupmoshave do t’u ndalohet edhe aksesi në klubet e natës.
“Do të ndalohet frekuentimi i adoleshentëve në klubet e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësishtë. Masat do të jenë të rënda, që do të shkojë deri në mbylljen e lokaleve për një vit duke ua bërë të pamundur dhënien me qira të ambienteve”, tha Rama.
Sipas kreut të ekzekutivit, ligji për ndalimin e alkoolit do të shkojë i pari në Parlament, pasi situata ka eskaluar dhe nuk tolerohet më, duke paralajmëruar kështu edhe gjoba për të majme për subjektet që nuk do e zbatojnë këtë ligj.
KOHA JONË SONDAZH

