Rama: Akuzat për lidhjet e Veliajt me Iranin janë dezinformim, Berisha tallet me popullin

Kryeministri Edi Rama deklaroi në ”Opinion” se nuk e njeh Sali Berishën për kryetar të opozitës, ndërsa shtoi se ai bën dezinformim, manipulim dhe mashtrim të qëllimshëm të opinionit publik. Rama komentoi deklaratat e Berishës i cili akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për afera me Iranin.

‘Paraqet para publikut foton e një kitaristi të huaj sikur është Erion Veliaj dhe akuzon këtë të fundit se ka qenë në Iran ku ka bërë afera për të marrë para për inceneratorët. Thotë ma kanë thënë shërbimet sekrete, ndërkohë që ai është kitarist i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Berisha është një i pafytyrë, faqja e zezë e Shqipërisë sot. Ai kujtoi se Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA-së se ka blerë prona në Shqipëri.

“Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por nuk është ambasadorja amerikane. Është një shtetas ukrainas Yuri Kim, gruaja quhet Marina Kim. Ky çift ka blerë prona në Sarandë. Ky i pafytyrë akuzon ambasadoren amerikane se ka blerë prona në Shqipëri”, shtoi Rama

SHKARKO APP