Rama: Alibeaj ka vulën, por jo të ndenjura! Merrem me Berisha-Meta, se ata janë kërcënim për vendin
Kryeministri Edi Rama tregon edhe njëherë tjetër se pse nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkelej Alibeaj. Po ashtu kreu i qeverisë, thekson se sipas tij, PD-ja nuk është ndarë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri, jo Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës. Janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të 2 duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim të një vota”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama tha se ka besim të drejtësia e re, por deri më tani për SPAK nuk ka reaguar, për atë që quan aferat më të mëdha në këtë vend.
“I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Kemi një prokurori që flet për 21 janarin në Prokurorinë e Tiranës dhe bën sikur nuk e kupton. Unë kam shumë besim te drejtësia, por pse s’kemi bërë në kallëzime për drejtor e të tjerë, janë muhabete kot”, tha Rama në ”Report TV”.