Rama anuloi mbledhjen me qeverinë Kurti, Sali Berisha: Ishte urdhri i Vuçiç, i vendosi sanksione Kosovës
Këtë të mërkurë, Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë po bashkëpunon me presidentin serb, Aleksandër Vuçiçin për t’i sjellë të keqen e Kosovës.
“Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit.
Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punët ë brendshme, për një probleme me të cilin po merren vendet më të fuqishme të globit. Lidhur me këto zhvillime, PD dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe aktin e tij hakmarrës dhe sherr ndjellës mes dy vendeve fqinjë të një kombi, në një klimë të acaruar”,-thotë Berisha.