Rama apo Berisha? Milaim Zeka: Ja kush më ka bërë ftesë

Rama dhe Berisha kanë zgjedhur “podcast-in”, si një format të ri komunikimi për të shkuar te elektorati i tyre gjatë fushatës, duke shmangur filtrin ndërmjetës të medias tradicionale. Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, në një prononcim për “Panorama TV”, zbuloi se ka marrë një ftesë nga kryeministri Rama për të qenë bashkëmoderator, por thotë se ende nuk i ka kthyer përgjigje.

Pyetje: Si e keni parë këtë gjë në prag të zgjedhjeve elektorale?

Milaim Zeka: Unë e kam një ofertë nga Rama për të qenë bashkëmoderator i atij emisioni në radio. Akoma nuk i kam kthyer përgjigje, në momentin që do ti them po ose jo do të prononcohem.

Rama po bën një lëvizje të jashtëzakonshëm. Më mirë ta shohim Edi Ramën në një stacion personal të radio që njerëzit zgjedhin nëse do ta dëgjojnë ose jo, sesa ta shohim Ramën, Berishën e Metë 24 orë në të gjitha stacionet televizive në Shqipëri dhe Kosovë.

Pyetje: Po nëse do keni një ftesë nga Berisha do ta pranoni atë?

Milaim Zeka: Po, pse jo. Me Berishën do të shkonim më mirë. Sepse Berisha është me serioz dhe unë do ta balancoja emisionin përmes humorit tim. Do dilte një emision më i fuqishëm! Batutat e mia me ato të Ramës mund të përplaseshin.

SHKARKO APP