Rama ashpërson tonet me pedagogët: Do bashkohem me studentët dhe do ju vij përballë…

Rama u përgjigj zv/rektores së Universitetit të Tiranës, të cilës i tha se  qeveria po dëgjon studentët ndërsa pedagogët jo.

“Qeveria është përqendruar me të gjitha kapacitetin e vet, për ti dëgjuar studentët. Pyetja ime është po ju zonjë i dëgjoni studentë dhe sa i dëgjoni studentët. Nuk e kam me ju personalisht, por duhet ta thoni qartë çfarë do bëni me plagjiaturat, nuk mund të na i lini ne si një top dhe të mos bëni mësim si një presion”, tha Rama.

Më tej tha: Mos prisni ditën që unë të bëhem me studentët dhe të vij përball jush, se kjo punë duhet të marrë fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos më ndërprit se kjo duhet të marrë fund, e drejta për të ndërprerë të tjerët duhet të marrë fund se  del dhe jashtë”, shtoi më tej Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i qeverisë tha se pedagogët duhet të shkojnë të japin mësim.

Ai iu drejtuar atyre, duke i thënë se nuk duan të marrin përgjegjësitë që i jep ligji për arsimin e lartë.

RamaNga ligji ju kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjësi. Ligji i arsimit të lartë ju jep liri, ju jep dhe përgjegjësi. Merreni përgjegjësinë dhe na thoni çfarë doni nga ne. Ne dimë çfarë duan studentët dhe do ti bëjmë një për një. Se ca doni ju ne nuk e kemi kuptuar, ose më saktë unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma. Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët dhe të vij përballësh jush, dhe t’ju them studentëve se çfarë në fakt ju nuk doni. Nëse unë e kam gabim këtë që mendoj, aq më mirë akoma. 

Ju bëhuni bashkë tani dhe ndaheni këtë punë. Do të mbarojë historia e  doktorëve të shkencave që vetëm  me shkencë nuk kanë lidhje apo nuk do mbarojë?

A fillon në vitin 55, a fillon në vitin 65, 85, 95. 2005 apo 2015 këtë do tja thoni ju studentëve jo ne. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe e dinë shumë mirë sot se çfarë po ndodh. Nuk janë ata grupet e studentëve të ngujuar, problemi janë pedagogët që nuk shkojnë ti japin mësim. Pse nuk shkojnë ti japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?