Rama: Bashkëshortët lejohen në një makinë. Qëndroni njëri në timon, tjetri në sediljen e pasme diagonal

Ndër pyetjet e shumta që shqetësonin qytetarët në kushtet kur masat për lëvizjen janë ende me pikatore ishte edhe ajo nëse një cift bashkëshortësh mund të udhëtonin bashkë në një makinë për të shkuar në punë.

Kryeministri tha se një gjë e tillë është e lejuar, por ata duhet të qëndrojnë njëri në timon dhe tjetri diagonal me të në sediljen e pasme.

Kjo mënyrë qëndrimi tha Rama do i lehtësojë punën edhe policisë.

“Dy bashkëshortë mund të qëndrojnë në makinë, shkoni bashkë në punë por qëndroni vetëm diagonal në makinë, nëse nuk rrini ju ashtu policia nuk ka se si të verifikojë edhe rastet e tjera që mund të thonë se janë bashkëshortë”

Një tjetër pyetje ishte ajo për ngritjken e Gjykatës Kushtetues. Rama tha se “Me Covid dhe pa Covid gjykata do të ngrihet sipas të gjitha rregullave.

SHKARKO APP