Rama batuta me demokratin në Tepelenë: Na duheni për të mos na marrë mësysh
Kryeministri Rama ka qenë këtë të premte në Tepelenë, teksa ka inspektuar punimet që po bëhen në kalanë e Ali Pashë Tepelenës dhe ambientin përreth.
Gjatë vizitës, nuk kanë munguar as batutat me qytetarët. Kryeministri Rama, i kërkoi leje një çifti të moshuarish për t’i takuar në shtëpinë e tyre.
Teksa, i moshuari u shpreh se është demokratë por megjithatë mund të futej në shtëpi. Nuk mungoi kundërpërgjigja e kryeministrit, i cili tha se i duhen disa demokratë për të mos i “marrë mësysh”.
Edi Rama: A mund të hy?
Qytetari: Demokratë jemi por hajde.
Edi Rama: Na duhen disa demokratë për të mos na marrë mësysh.