Rama, batuta me kandidatin e PS-së: Ta dini ju sa e rrah unë këtë…
Takimi i sotëm i Ramës dhe Veliajt me banorët e Kavajës është shoqëruar me babuta të kryeministrit kundrejt kandidatit të PS-së në këtë qytet.
“Ta dini ju sa herë e rrah këtë unë. E para ai që të rreh të do, e dyta nuk e rrah aq shumë sa thashë. E rrah me fjalë në telefon se dua që të rrijë edhe më shumë në këmbë, dua të bëjë më shumë punë, dua të mos i rrëshqasë asnjë mi nën mustaqe.
Kur marr ankesa nga njerëzit, nuk mërzitem me njerëzit, mërzitem me këta. Kur i përgjigjen unë njerëzve, këta duhet t’i rrinë gatitu. Si t’ia bëjmë ne se më të mirë se ky nuk kemi këtu”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

