Rama batuta me Majkon në plazh, kujton foton e bujshme

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë gjatë një takimi në plazh me të rinjtë në Kavajë, shkëmbeu batuta me Pandeli Majkon në lidhje me foton nudo.

“Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante”, tha fillimisht Majko.

Rama u përgjigj: “Jo, mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe kolegëve të PD-së i thashë: Ky ju ka mundur kur ishte pa gjë. E jo më tani që e kemi veshur ne”, tha duke qeshur Majko.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama shtoi: Ta sqarojmë këtë. Shikoni si është puna. Kur isha në moshën e disave nga ju këtu, dola dhe unë për liri dhe demokraci. Edhe nuk i doja bufin dhe këta se nuk i shikoja dot me sy në fakt. Isha me një shoqen time dhe ca shokë të tjerë, edhe nuk kishte ndonjë gjë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?