Rama batuta me plakun në Farkë: S’jam brigadier unë, ata e kanë p…ën e madhe

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Farkë, në shtëpinë e re të familjes së Sefer Poçit të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit 2019.Por gjatë kësaj vizite Rama ka bërë gallatë me plakun e familjes.

Teksa ishin duke folur për shtëpinë e Ramës dhe zakonet shqiptare, Rama thumboi edhe opozitën duke thënë se Sefer Poçi duhet të ishte në parlament.

“Sefer je i madh do vij të të takoj. Ai qenka për parlament. Atë të kisha në opozitë unë do më kishte rrëzuar 7 herë deri më tani. Shyqyr që s’kemi këtë në opozitë se do na hidhte në erë. Gjigand. Monument kulture. Ai ishte kompjuter në tru,”-tha Rama.

Batutat e Ramës me familjen Poçi:

Sefer Poçi: Jam 90 vjeç unë, për ty do të rri në këmbë.

Edi Rama: Eja ulu, bëmë një nder, ulu se do futemi me karrocë. Do të të shtyj unë me karrocë.

Sefer Poçi: Nusja është në Angli, dhe thotë ke knu ti në Angli.  Hape derën tashi dhe thuaj “Bismilah, Elhamdulilah”

Edi Rama: Me këmbën e djathtë (Duartrokitje) Ulu vëlla ulu, apo s’ke besim tek shoferi (shtyn karrocën). Afrohu pak këtu, mos luj ma. Unë jam pa patentë, po shofer jam.

Sefer Poçi: Unë kam besim tek Zoti, po ti je kryetari, po të gjithë kanë ardhur me inxhinierë me të gjithë.

Edi Rama: Mos mu lodh. Ku janë të tjerët?

Erion Veliaj: Ky është çuni i madh.

Sefer Poçi: Ecni pra, mua më ka ardhur kryetari i qeverisë, ju rrini brenda.

Edi Rama: Shtëpia jote është e mbushur me ëmbëlsira.

Sefer Poçi: Këto dy sy nuk kanë parë njëherë drita garumbull si në xhami…

Erion Veliaj: Kryetar i gjetëm ditën e tërmetit të parë, krevati ishte në cep.

Edi Rama: Dritat garumbull… Sa më pelqeu kjo, se kisha dëgjuar kurrë. Këtë rakinë se kemi gjë, të mirë e bëjnë ata nga Korça, nga Skrapari, ne tironsit se kemi gjë. Po do e pimë. Hajde gëzuar.

Sefer Poçi: Të ectë mbarë ishalla.

PJESË NGA BISEDA:

Kryefamiljari: Merr raki

Rama: Jo jo ajo është longu i shejtonit në xhami

Kryefamiljari: S’rri në Surrel ti. Ti kush e di se ka shkon. Rri në qeveri atje.

Rama: Në qeveri punoj unë po në Surrel shkoj në darkë

Kryefamiljari: I thashë një çuni, si është Tirana. Më tha është mirë për të punuar ditë po të mos rrish natën

Rama: E paska thënë tamam ai. Ashtu bëjnë edhe ata që kanë ardhur për punë dhe ham ham ham gjithë ditën në televizor. Punoj në Tiranë por kur vjen errsina shkoj në Surrel. Kam çunin tim ishte me shokun e vetë nga qyteti. Kishte vënë ky ca dele, ai shoku vetë nuk i njohte. Kurse ai i imi i njiohte të gjitha llojet e deleve, pulave.

Kryefamiljari: Ai ujë që ecën ai pihet

Rama: Ai që del në televizor nuk pihet

Kryefamiljari: Po kaloi tre gurë pihet

Rama: Ne nuk kemi punë. Detyra jonë është t’I mendojmë këto gjëra më zemër se mendja të ngatërron ndonjëherë.

Kryefamiljari: Për shtëpinë tatë thonë e ka bo si bunker

Rama: Hë ça thonë? E di pse thonë bunker këta se kta shpitë i dinë me kolona si në Greqinë e lashtë, tavane me lule me allçi. Unë kam bërë një mur atje, oborr brenda shtëpisë. Nuk kanë faj njerëzit se më kanë parë tek kutia e sherrit edhe thonë jam gogol. Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor, s’jam aq i mirë sa dukem këtu. Unë jam për atë që s’ta pret mendja. Ta merrte mendja që do më shihje mua lakuriq? Asnjëherë.

Sefer Poçi: Ti je zëvëndës i parë, s’je si këta brigadierët…

Edi Rama: Jo brigadier nuk jam unë, se ata mender muhabetit e kanë pordhën e madhe, më fal për shprehjen.

 

SHKARKO APP