Rama befasohet nga i riu francez që flet shqip: Ku e ke mësuar se e flet si frëngjishten
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e përzgjedhur nga programi “Gati për Shqipërinë”.
Adrien Cremer, është një i ri francez, i cili flet në mënyrë të përsosur gjuhën shqipe dhe kjo gjë sigurisht nuk mundi t’i shpëtonte Kryeministrit Rama!
Cremer është kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë dhe po ashtu ka ushtruar disa vite profesionin e tij në Shqipëri.
Adrien: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës, në Francë. Kam punuar disa vite në Shqipëri në fakt. Fakti që kam një eksperiencë logjistike më lidh më shumë me fushën e transportin, me zhvillimin e territorit, me politikat e transportit, mund të jenë rrugët mund të jenë aeroportet.
Rama: Po mirë këtë shqipen ku e ke mësuar?
Adrien: E kam mësuar në Shqipëri, në punë.
Rama: Në punë e ke mësuar këtë?
Adrien: Po!
Rama: Me shqiptare je martuar?
Adrien: Po, me shqiptare.
Rama: Ëëë, e flet shqipen si frëngjishten.