Rama bëhet i mirë me pensionistët, ja çfarë lajmi ka
Kryeministri Edi Rama, përmes një video live në facebook me kryebashkiakët e zonave të gjelbërta ndaj koronavirusit është shprehur se të gjithë shkelësit nuk duhet të tolerohet. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u ndal tek pensionistët duke thënë se nesër ashtu si të shtunën e kaluar do të jetë dita e tyre ku do të mund të dalin për ajrosje deri në orën 11:30.
“Është katastrofë që lokalet të hapen qepenat në këto zona. Është si ai rasti i atij djalit që e kishte marrë malli dhe infektoi prindërit. Jo vizita në shtëpia të gjithë prindërit në vete t’i ruajnë dhe t’i ndihmojnë. Jo përqafime dhe jo të futen në shtëpi. Pensionistë në makina në asnjë mënyrë. Do t’i lehtësojmë por . Edhe nesër është dita e tyre si të shtunën e kaluar. Por edhe javën që vjen do kenë fashën e tyre. Jo domino dhe të ulen bashkë. Vizitat në shtëpia nuk mund të ruhen me polic. Është sjellja e secilit. Do të hapemi për ekonominë, por secili duhet të jetë roje i vetes”.