Rama bëhet meme: Nuk pranojmë kurrë vaksina nga Rusia, por i marrim ruse nga Arabia Saudite!

Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e një dështimi të paprecedentë me menaxhimin e pandemisë sa më shumë që afron 25 prilli vazhdon që të bëhet qesharak duke mohuar vetveten.

Duke tentuar që ta kthejë vaksinimin në një armë elektorale, ai ka vendosur të pranojë vaksinat ruse kundër koronavirusit, por jo duke i marrë direkt nga Rusia. Pasi e refuzoi ambasadorin rus dhe e fyeu, pak  muaj më parë, për një marrëveshje për vaksinën, sot qeveria ‘Rama’ ka pranuar 10 mijë doza të kësaj vaksine, por  si dhuratë nga Arabia Saudite.

Këtë mesditë kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ 10 mijë doza të vaksinës ruse. Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, kurse në një njoftim nga Kryeministria, thuhet se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Në 29 dhjetor 2020, Edi Rama, refuzoi më ironi dhe tallje ftesën e Rusisë për të dhënë vaksinë. Një deklaratë të Ambasadës Ruse në Facebook ku ofrohej ndihmë për vaksinën, Rama e quajti postim të papërshtatshëm dhe provokim, ndërsa shtoi se nuk i shkon një shteti serioz si Rusia të përfshihet në prodhimin e memeve.

‘Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i Drejtorit të Komunikimit një retwitt. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve’, tha kreu i qeverisë në atë kohë.

/Syri.net

SHKARKO APP