Rama bëhet nostalgjik për perëndimin e diellit në Vlorë
Kjo e dielë e ka gjetur nostalgjik kreun e qeverisë, Edi Rama. Kryeministri ka ndjerë nostalgji për bregdetin e Vlorës këtë pasdite, pamjen e të cilin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Rama ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet perëndimi i diellit nga qyteti bregdetar. Qielli deti, e dielli të shkrirë në një ngjyrë të zjarrtë, e kanë bërë kryeministrin të ndjellë mall për vendin, plazhet e të cilit janë të preferuarit e Ramës. Këtë verë nuk dihet se ku mund t’i ketë programuar pushimet kryeministri, duke qenë se fillimisht presim të dalim nga karantina dhe që Covid-19, të largohet nga vendi ynë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/149963729792547/?__xts__[0]=68.ARBqFJBAyoeaB9ff47pdPKyM1OaSrmbBcRt6doHAie_zrm7PY1KuqGEfW5I69vhpr1ySqJqDMYv2BSiOOt0N3BV_u4YL6T2x6qZdGcFZrAFhlRBhYdfbcAIpQMsY1qgnC0RFuKAJb37KbjarOI11n301bF4NYnIpI2Yg5rtCCEjvP4o3RHVDCTDzPoOdy4oXBg4e9Vk-s8d0o6Fpoce4YlsCRDeI2e967NhbAg8JkQj1T1LWVXt2tSyWsQMQaQeTXoR5Oq9d3PAX9jjRVmUAi-NhgD2CNcZTboxtFu0SQuzKQzQ4AHv0l0YJRcPUHfxRLgro9PCYRVD3S5YgwOicS5rgRYvjPb-W&__tn__=-R