Rama bëhet shkak për anulimin e takimit të Kurtit me Veliajn
Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.
Që para zhvillimit të vizitës ai kishte bërë të ditur se axhenda e tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjaste tre orë, dhe do të takohej me kryeministrin Rama, presidentin Meta, kreun e opozitës Basha, Kryetarin e Kuvendit Ruçi, dhe në fund edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
I vetmi ndryshim i axhendës së Kurtit është fakti që ai nuk e zhvilloi takimin me kryebashkiakun Veliaj. Sipas të dhënave të stafit të kryeministrit të Kosovës, thuhet që shkak për këtë u bë takimi që Kurti ka me Ministrin e Jashtëm të Italisë ditën e sotme në Prishtinë.
Por në fakt e vërteta, është kohëzgjatja e paparashikuar e Kurtit në takimin me Ramën, çka ka sjellë mesa duket edhe anulimin e vizitës me kryebashkiakun Erion Veliaj.