Rama bën pohimin e fortë: Unë jam gomar, Luli…
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Gjepal të bashkisë së Shijakut ku pa nga afër disa prej banesave të shembura nga tërmeti dhe të rindërtuara së fundmi.
Si në çdo takim tjetër të ngjashëm, edhe në këtë nuk munguan batutat mes kryeministrit dhe banorëve.
Ndërkohë që nuk kursyen as krahasimet mes politikanëve kryesorë në vend dhe kafshëve.
Rama: Po të isha kafshë, çfarë kafshe do isha unë? Sipas teje se je i fushës. Cila?… Gomar.. Gomari është më punëtor. I mban të gjithë ngarkesat i çon në destinacion. Edhe të birin e Perëndisë gomari e mbajti. Po virusi presidencial, çfarë kafshe është sipas teje?
Banori: Është ujk
Rama: Po ky tjetri, se këtij nuk i themi dot ujk. Çfarë është ky?
Banori: Luli është ariu polar. Fle gjumë 6 muaj.
Rama: Ai arush polar, jo ari polar.