”Rama, biti! Po ta them turqisht, koha mbaroi”

Një thirrje edhe në turqisht i është drejtuar kryeministrit Edi Rama për të lënë pushtetin sot nga protestuesit që janë grumbulluar përpara Kuvendit të Shqipërisë. Rama, ”Biti”! Po ta them turqisht, koha mbaroi për ty.

Kjo thirrje u bë nga kandidati i PD-së në Bulqizë, Edmond Isaku, i cili deklaroi se e refuzoi mandatin e deputetit.

”Meqënëse e ke me shumë qejf Turqinë dhe shkon shpesh, po ta them edhe turqisht”,-tha Isaku. ”Biti! Po ta them Turqisht, koha mbaroi për ty! Nuk je në terezi! Mos provoko shqiptarët. Topi është në fushën tënde”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?