Rama bojkotohet nga zyrtari i lartë i DASH

 

Uashingtoni ka vendosur të radikalizojë qëndrimet ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka demostruar shenja rezistence, duke mos pranuar largimin e tre kandidatëve të inkriminuar, të propozuar nga Partia Socialiste. Kështu raporton gazeta “Sot”. Në këtë mënyrë duket që ka një tension në rritje mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësisë diplomatike amerikane në vend që padyshim ka lidhje me çështjen e dekriminalizimit. Ambasadori amerikan vazhdon të bëjë thirrje që shqiptarët të refuzojnë me votë kandidatët e inkriminuar. Ndërkohë që qëndrimi i SHBA për këtë çështje po bëhet gjithmonë e më i ashpër, nuk mund të mos bjerë në sy një vizitë e fundit e zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee. Në qendër të vizitës së tij ka qenë lufta ndaj terrorizmit, por edhe dekriminalizimi. Gazeta “Sot” shkruan se Yee nuk është takuar me Edi Ramën dhe ky është një sinjal ftohjeje. Edi Rama po bën rezistencë për të hequr nga lista personat me histori kriminale, ndërkohë që PD i ka bërë disa lëvizje në këtë drejtim. “Sot” shkruan se burime pranë qeverisë, bënë me dije se takimi mes zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee dhe kryeministrit Edi Rama nuk është zhvilluar për shkak të axhendës së kryeministrit pasi ka qenë i angazhuar në fushatë, duke qenë në pamundësi për të takuar përfaqësuesin e DASH. 

SHKARKO APP