Rama çel fushatën elektorale të PS në Durrës: Do jetë një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe

Kryeministri Edi Rama ka çelur fushatën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit ku ashtu si në Tiranë, takimi me qytetarët u mbyll me mbjelljen e pemëve, në zonën e Vollgës. Rama tha se qyteti i Durrësit ka arritur një transformim rrënjësor dhe se do të kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.

”Durrësi do ketë një transformim rrënjësor dhe do kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. Kjo do të thotë se do rriten mundësitë për punë dhe jo vetëm kaq, do kenë punë të mirëpaguara. Në Durrës janë dy porte kyçe, për të dyja këto porte jemi në proces. Me portin turistik ka filluar të vendoset baza e kantierit dhe do vijojnë intensivisht punimet.

Në Porto Romano kemi një përmasë ushtarake për të krijuar një baze operacionale të NATO-s në njërin krah të portit. Kur po vija po shikoja edhe bazën e hekurudhës. Me linjën e re hekurudhore dhe me trenat e rinj që do vijnë, një tjetër infrastrukturë e rëndësishme do t’i shtohet Durrësit.

Ashtu sikur po vijojmë me punën me qeverinë e Kosovës për hekurudhën nga Durrësi drejt Kosovës që mundëson një tjetër hyrje të mallrave në të gjithë rajonin. Besoj e keni parë kantierin e shëtitores së plazhit. Po punojmë edhe me projektin e zgjerimit të rërës. Do kthehet e gjithë ajo hapësirë fantastike që ka qenë dikur kur akoma plazhi nuk ishte ngushtuar nga ndërtimet e reja”,-tha Rama.

SHKARKO APP