Rama citoi Kuranin duke iu drejtuar opozitës, reagon PD
Në darkën e iftarit të shtruar nga kryeministri Edi Rama ai bëri disa citime nga Kurani duke i dërguar sinjale opozitës.
“Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës, por thotë luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit dhe mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë se Zoti nuk i do bukëshkalët. Lufto vetëm në shtegun e Zotit dhe përgjegjës je për vetën tënde dhe sjelljen tënde.
Dhe shtegu u Zotit për ata që s’besojnë është ai i arsyet. Zoti të ndihmon për këdo që për shtegun e arsyes kërkon ndihmë dhe i ndriçon arsyen dhe kujtdo që i drejtohet pa i diktuar se çfarë duhet të besojë dhe kë duhet të besojë”, – tha Rama.
Nuk ka vonuar përgjigjja e ish-deputetit Gent Strazimiri. Ai ka publikuar një foto të hershme të Ramës që shkel mbi sixhadet e lutjeve të muslimanëve dhe duke e akuzuar kreun e qevrisë se përdhosi Natën e Kadrit.
“Natën e Kadrit përmenden Sure nga Kur’ani, jo helm nga “Kurbani”, o halabak pa fe’ e pa atdhe!!!”-shkruan Strazimiri.
KOHA JONË SONDAZH

