Rama ”çon” një tjetër gazetar për riedukim: Ke kohë 3 muaj (VIDEO)

Me një tjetër gazetar kryeministri Edi Rama nuk është ndjerë komod dhe e largon nga konferencat e tija, ku edhe i thotë se duhet të riedukohet për 3 muaj. Këtë të premte Rama u përplas me gazetarin Klevi Muka, i cili pyeti ministren Olta Xhaçka nëse është takuar me bashkëshortin e saj që është investitor strategjik në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik, apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna.

Debati:

Gazetari: Në 29 Prilli të këtij viti ka hyrë në fuqi kudo i ri etik që parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministret që e shkelin. Një nga pikat e këtij kodi është që ministret nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe duhet të takohen vetëm kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Po ju e keni zbatuar këtë pikë? E keni takuar burrin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në praninë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur kodin etik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Tani këtu përgjigjen ta jap unë. Do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: Kodi etik a do zbatohet, ju vetë keni thënë që do ketë sanksione deri në largim nga puna.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit ndërkohë vazhdon mban fjalime. Për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim, përgjigjet e radhës do e marrësh pas tre muajsh, në tetor hajde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?