Rama darkë në Serbi me Vuçiç, Zaev dhe me Brnabiç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Novi Sad të Serbisë, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Pas takimeve, siç shihet edhe në video, kreu i qeverisë shqiptare ka darkuar me Vuçiç dhe Zaev, të cilëve iu është bashkuar dhe kryeministrja serbe, Brnabiç. Të tre liderët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një ”Mini Shengen Ballkanik”. Të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat. Marrëveshja është kundërshtuar nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj.

SHKARKO APP