Rama debat me komentuesit: Çmimet u rritën se njerëzit s’i lanin duart (FOTO)
Në këtë kohë të pandemisë, ku situata është serioze dhe e vështirë për një Shqipëri me ekonomi të rrënuar, në facebook-un e kryeministrit Edi Rama plas edhe humori. Njëri prej qytetarëve i është ankuar kryeministrit për rritjen e çmimeve, ndërsa përgjigja e Ramës ka qenë “nuk jemi në komunizëm vëlla, tregu i vendos çmimet jo qeveria dhe normal që më parë ishte më pak se nuk i lanin duart shumë njerëz”. Një elektricist thotë se është i pasiguruar e ka pyetur nëse mund të dalë për të punuar në këtë kohë. Kreu i qeverisë i përgjigjet duke i thënë se tani nuk mund ta dalë, ndërkohë që i kërkon që të sigurohet pasi informaliteti e ka faturën më të madhe.