Rama deklaron ”fundin” e Covid-19: Ambicie për dyfishimin e pagës së mjekut brenda këtij mandati

Me të njëjtën linjë mendimi si Presidenti i SHBA-së, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama, tha se pandemia e koronavirusit tashmë ka mbaruar. “Pavarësisht se jemi tanimë përtej pandemisë, ajo çka kjo trupë bëri gjatë pandemisë, nuk duhet harruar kurrë”,-tha Rama nga godina e modernizuar e Shërbimit Infektiv në QSUT.

Pas emergjencës shëndetësore nga virusi dhe përballjes me largimet e vazhdueshme të mjekëve jashtë vendit, kryeministri Edi Rama ka ambicie për dyfishimin e pagave të tyre brenda këtij mandati.

“Ambicia jonë është që brenda këtij mandati ta çojmë në 100% rritjen e pagës në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Godina 52-vjeçare e infektivit, ndër më të vjetrat në QSUT, përballoi ngarkesën më të madhe shëndetësore gjatë pandemisë së koronavirusit. Rikonstruksioni i spitalit filloi këtë në verë, pas qetësimit të situatës nga pandemia dhe uljes së shtrimeve në pavijone.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?