Rama: Dëmshpërblim deri në 150% për të gjithë punonjësit e policisë që punojnë larg shtëpisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë dëmshpërblim deri në masën 150%, për të gjithë ata punonjës të policisë që punojnë larg vendbanimeve të tyre.

Dy ditë më parë në një prezantim të buxhetit para policisë, Rama hodhi kritika kundrejt tyre lidhur me ndotjen mjedisore dhe ndërtimet pa leje.

”Çdo ndërtim që ka shkelje është i paligjshëm. Nuk mund të ketë 4 kate me leje dhe 2 pa leje. Jo! E gjithë godina është e paligjshme dhe për këtë paligjshmëri subjekti merret e çohet para drejtësisë, ndërkohë që e gjithë godina prishet. Kështu e ka ligji i ri”.

SHKARKO APP