”Rama denigron çdokënd që blen”, Flamur Noka: Bashën e katandisi në qenie të turpshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzon kryeministrin Edi Rama, pasi thotë se çdokënd që blen e përdor në mënyrën më mizore të saj, duke e denigruar. Për të Rama është në fazën ku po bën gjithçka për të denigruar Lulzim Bashën, për të cilin shprehet se e ka katandisur në një qenie të turpshme.

“Ajo që dihet botërisht tashmë dhe që nuk ka askush më dyshime është fakti që pengu ngelet peng dhe ai është peng. Dhe një gjë tjetër që dihet është fakti që Edi Rama kë blen e përdor në mënyrën më mizore të saj e demaskon e denigron.

Rama është në fazën ku po bën gjithçka për të denigruar Lulzim Bashën dhe e ka katandisur në një qenie të turpshme. Keqpërdorim i tillë është vështirë të imagjonhet. Unë besoj tek vullneti i deputetëve që kjanë zgjedhur me votat e demokratëve e që besoj se do të reflektojnë”,-tha Noka.

SHKARKO APP