Rama dërgon avionin në Stamboll për ndihma mjekësore
Për të treguar se nuk i mungon mbështetja në këto momente të rënda për vendin, kryeministri Edi Rama iu ka “dhuruar”shqiptarëve si dëshmi, disa fotografi të avionit “Air Albania”duke u ngarkuar në Stamboll me pajisje mjekësore për të përballuar epideminë e koronavirusit.
“Lasgushi” në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”shkruan Rama në Fb.
Edhe më herët Rama e kishte deklaruar se i ishte afruar mbështetje nga Turqia në rast se në vend do të kishte mungesë pajisjesh dhe mjetesh për pacientët me koronavirus.
Po ashtu, media shtetërore turke Anadolu Agency AA njofton se Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga Turqia janë duke u përgatitur mjetet të cilat do t’i vihen në dispozicion Shqipërisë në luftën kundër koronavirusit.
Kryeministri Rama në një posim në rrjetet sociale ka shkruar se aeroplani “Lasgushi” i kompanisë ajrore Air Albania për momentin gjendet në Stamboll, ku janë duke u ngarkuar materialet e nevojshme. “Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armët e mbrojtjes së jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama.
Sipas AA, kujtojmë se sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është 5, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar pozitiv është 123, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.
Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të koronavirisut të ri (COVID-19).
Ndërkohë, në Turqi numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1.872, ndërsa 44 persona kanë humbur jetën.