Rama dhe Begaj bashkë në New York, vendi në dorën e dy zonjave
Bajram Begaj, Edi Rama, dhe sipas planit, edhe Olta Xhacka, do të shkojnë në New York, aty ky zhvillohen punimet e përvitshme të Asamblese së Përgjithshme si dhe të forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për hir të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, të cilin një vend i vogël si Shqipëria e merr për herë të dytë, në 14 shtator është parashikuar që ministrja Olta Xhacka, të drejtojë mbledhjen me fokus ngritjen e një rrjeti për ndihmat humanitare.
Në selinë e OKB-së do të jetë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke e bërë Shqipërinë me gjasë të vetmin vend që përfaqësohet në nivel të tillë, president dhe kryeministër në mbledhjet e OKB-së. Për gati një javë, vendi do të ketë si autoritete më të larta, dy zonja: kryetaren e Kuvendit dhe Zëvendëskryeministren. /Gazeta Dita/