”Rama dhe Berisha, pazar për Amnistinë”, PD: Nikolla lejoi në Kuvend deputetë të përjashtuar

110 vota PRO, dje deputetët u bënë bashkë dhe miratuan Aministinë Penale. Zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina në një konferencë për shtyp tha se Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë në një “pazar” me njëri-tjetrin. Sipas saj, diçka e tillë u vu re në votimin e djeshëm në Kuvend të Amnistisë Penale. Karabia shtoi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla lejoi të marrin pjesë në seancë deputetë të përjashtuar.

”Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut. Këtë gjë e fshehën duke thënë se po votojnë për të amnistuar njerëzit, por në të vërtetën qytetarët janë humbësit e amnistisë, ndërsa të korruptuarit përfituesit e mëdhenj.

Sigurisht që pazari nuk mund të bëhej i mundur pa ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, e cila prej kohësh e ka kthyer pozicionin e Kryetares së Kuvendit në sekretariatin e Edi Ramës, duke ia ulur dinjitetin postit që mban dhe duke e kthyer në notere të pazareve të pista”,-tha ajo.

Deklarata e plotë

Që Edi Rama është në pazar me Sali Berishën kjo dihej dhe qartësohet përditë dhe më shumë. Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar. Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament. Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut.

Këtë gjë e fshehën duke thënë se po votojnë për të amnistuar njerëzit, por në të vërtetën qytetarët janë humbësit e amnistisë, ndërsa të korruptuarit përfituesit e mëdhenj. Sigurisht që pazari mes Berishës dhe Ramës, nuk mund të bëhej i mundur pa ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, e cila prej kohësh e ka kthyer pozicionin e Kryetares së Kuvendit në sekretariatin e Edi Ramës, duke ia ulur dinjitetin postit që mban dhe duke e kthyer në notere të pazareve të pista.

Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë të përjashtuar më parë. E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, ku fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambjentet e Kuvendit. E bëri edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend. Ndaj, Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.

A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre? Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren. Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.

SHKARKO APP