Rama dhe Kim në Universitetin Bujqësor: Shqipëria udhëhoqi botën duke hapur dyert për afganët

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Kryeministri Edi Rama ishin sot të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Miçiganit.

Ambasadorja Kim shprehu hapur falenderimin për qeverinë shqiptare dhe popullit shqiptar në mikpritjen e afganëve, duke shtuar se ata kurrë nuk do e harrojnë këtë angazhim.

Në fjalën e saj Kim tha se në kohën kur shpërtheu dhuna në Afganistan, ishte pikërisht Shqipëria ajo që udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar afganë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot festojmë lidhjen e veçantë të shqiptarëve, amerikanëve dhe afganëve dhe rritjen e dhe fuqizimin e njeri-tjetrit. Shqipëria dhe SHBA kanë punuar së bashku për të rritur arsimin. Të gjithë kemi parë të tmerruar dhunën që shpërtheu në Afganistan, ndaj shumë u detyruan të iknin nga vendi i tyre. Shqipëria udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar sa më shumë afganë. Nuk do e harrojë kurrë mikpritjen dhe humanizmi që ka treguar Shqipëria. Ky është një vlerësim për të gjithë popullin shqiptar, është merita e tyre. Kjo nuk u bë për shkak të politikave apo llogarive, por për shkak të karakterit shqiptar, kjo është ajo që jeni ju. Duhet t’ju ndjekim me admirim”, tha Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Kryeministri Rama tha se kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë të jetë një impakt i rëndësishme në jetën e këtij Universiteti.

Kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë të mos tretej por të kthehej në një lidhje të përhershme dhe me një impakt të rëndësishme në jetën e këtij Universiteti. Ky universitet është një nga universitet e të ardhmes për të mos thënë që është Universiteti i të ardhmes. Universiteti i Michiganit është partner strategjik i UBT-së. Kjo që ndodh sot është një moment domethënës“- tha Rama.

UBT ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?