Rama dhe Manastirliu: Javën që vjen nis vaksinimi masiv anti-covid
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në Kamëz. ”Këtu në Kamëz kemi rreth 1000 mësues, të cilët janë duke u vaksinuar. Sot kalojmë besoj mbi 16 mijë mësues të vaksinuar. Janë mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin”,-tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, ajo bëri me dije se me finalizimin e marrëveshjes për vaksinat që po blihen nga distributor i autorizuar, pritet të nisë vaksinimi masiv. ”Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distribuotrit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksinimin masiv”.
Kurse Rama bëri me dije objektivi kryesor në këtë situatë është nisja e vaksinimit masiv për të moshuarit. ”E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”.