Rama dhe Manastirliu në qendrën e re shëndetësore të Krujës: Lufta me koronavirusin vazhdon, duhet të jemi vigjilentë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizituan sot qendrën e re shëndetësore të ndërtuar në Krujë.

Manastirliu tha se godina kishte marrë dëmtime nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ndërsa shtoi se tashmë është vënë në funksion të plotë.

Ndërsa u ndal tek shtimi i rasteve të reja të të prekurve me COVID-19, Manastirliu tha se kjo pritej pas rihapjes, ndërsa shtoi se lufta me virusin vdekjeprurës vazhdon dhe se duhet të jemi vigjilentë.

Ministrja i bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të kujdesen për higjienën personale.

Është vënë në funksionim të plotë. Ka të gjitha shërbimet, duke filluar nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes është në gjendje të shohë ku janë të sëmurët dhe si ndiqen ato. Kjo qendër ka krijuar kushtet për të gjithë personelin mjekësor. Kemi dy kabinete Check-Up, ne kemi pezulluar por do fillojmë ta rimarrim këtë program sepse i nevojitet qytetarëve. I gjithë sistemi i shëndetësisë është i pajisur me masat mbrojtëse, maska doreza që është vendosur me protokoll. Këtu shërbimi ka qenë gati i pamundur për qytetarët. Është një qendër tre katesh.

Në katin e parë ka të gjithë zyrat njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Kemi dhomën e mjekut dhe gjithashtu edhe dhoma të tjera të mjekëve dhe më pas kemi strukturën e fondit. Struktura e spitalit pësoi goxha dëmtime nga tërmeti, tani është rindërtuar, do rehabilitohet edhe zona përreth. Sistemi shëndetësor është në nivelin e alertit nr.4 dhe me shtimin e numrit të rasteve që pritej pas hapjes, ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri për të mos neglizhuar asnjë rast dhe për të mos neglizhuar ato masa të thjeshta, por vendimtare në luftën që vazhdon kundër COVID-19”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP