Rama dhe Policia thanë se nuk pati DHUNË, por shihni këto FOTO

Aktivisti i njohur Isa Myzyraj, përmes një postimi në facebook, ka demostruar sesi Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Fotot janë realizuar pasdite, kur një grup studentësh po protestonin paqësisht në  zonën afër Teatrit Kombëtar që u shemb nga Edi Rama.

Të rinjtë kanë hedhur parrulla dhe këndonin, por nuk kanë provokuar asnjë moment policinë. Ndërkohë që forcat e rendit dërhynë dhunshëm dhe i arrestuan.

“Kam vite të tëra që protestoj, dhe raportoj edhe për protesta, por ajo që kam parë sot në mesditën e së dielës, ka qenë një ndër aktet më të rënda që mund ta shihje live, që as nuk mund të përshkruhet në këtë shkrim, dhe as fotot nuk mund ta përcjellin, egërsinë e një shteti mbi qytetarin e vetë. Nuk ka fotografi e video, që e përcjell ashtu si duhet, dhunën e ndodhur sot në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhunën e shtetit arrogant, e kriminal, mbi qytetarët e saj, të cilët kërkojnë asgjë më shumë sesa drejtësi, e mbrojtje të publikes”,- shkruan Myzyraj në Facebook duke publikuar dhe foto që dëshmojnë për dhunën barbare ndaj të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?