Rama dhe Ristani, “takim” sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë nisi sot procesi gjyqësor mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani. Pas seancës së fundit javën e kaluar, ku u paraqitën konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse, ndaj akuzës për shpifje që ka depozituar kryeministri Edi Rama kundër Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanit, sot pritet që të dëgjohen dhe konkluzionet e organit të akuzës.

 Në seancën e kaluar avokatja e kryeministrit ka kërkuar nga gjykata që Ristani të dënohet për shpifje, ndërsa avokati mbrojtës i tij, Ivi Kaso, kërkoi sërish pushimin e çështjes me pretendimin se, deputeti ka folur në emër të forcës politike që përfaqëson, Partisë Demokratike.

Kryeministri Rama ngriti padi edhe ndaj Edi Palokës në janar të këtij viti për akuzën e shpifjes, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se qeveria është e lidhur me krimin, por prokuroria tha se së fundmi se Paloka nuk ka bërë ndonjë vepër penale. 

SHKARKO APP