Rama dhe Soreca në Lushnje: Jemi përpara me rajonin me programin e mbështetjes për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Luigi Soreca inspektuan një pikë grumbullimi në Lushnje.

“Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga Zgjana?

Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi europian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eskporteve në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në facebook.

“Shumë e rëndësishme të shohim rezultatin konkret të kontributit tonë. Mijëra persona kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi”, tha Soreca.

Ndërsa kryeministri Rama tha: “Jemi përpara me rajonin me programin e mbështetjes për bujqësinë. Është një volum investimi për infrastrukturën në bujqësi që nuk ka ndodhur më përpara. Faza tjetër e zhvillimit është agro-përpunimi”.

SHKARKO APP